vizo.

Si i përdorim të dhënat tuaja

Çfarë mbledhim

Numrin e WhatsApp-it me të cilin hyni, emrin tuaj nëse e shkruani, të dhënat e biznesit që na jepni (orari, çmimet, fotot, përshkrimi), mesazhet dhe kërkesat për termin që ju dërgojnë klientët, dhe vlerësimet që lënë.

Pse

Për t'ju krijuar dhe mbajtur faqen, për t'ju njohur kur hyni, për t'ju njoftuar kur ju shkruan një klient, dhe për t'ju treguar sa klientë ju kontaktuan. Nuk shesim të dhëna dhe nuk shfaqim reklama të bazuara në to.

Ku ruhen

Në serverët tanë në Bashkimin Evropian (Hetzner, Gjermani dhe Finlandë). Email-et dërgohen nga një shërbim me qendër të të dhënave në BE. Kur përdorni AI (leximi i të dhënave nga Facebook, ndryshimet me fjalë, përgjigjet për vlerësimet), teksti përkatës i dërgohet ofruesit të modelit AI vetëm për atë kërkesë; ofruesit tanë nuk i përdorin këto të dhëna për të trajnuar modelet. Nëse e përdorni Vizo-n në WhatsApp, mesazhet kalojnë nga WhatsApp (Meta) dhe i mbajmë 30 ditë.

Sa gjatë

Për sa kohë e keni llogarinë. Nëse hyni me fytyrë ose me gisht, telefoni juaj mban çelësin; ne ruajmë vetëm pjesën publike të tij, dhe fytyra a gishti nuk dalin kurrë nga telefoni. Kur e fshini llogarinë, fshihen edhe bizneset që i menaxhoni vetëm ju.

Të drejtat tuaja

Sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë (Ligji Nr. 06/L-082) dhe Shqipëri (Ligji Nr. 124/2024) mund të kërkoni kopje të të dhënave, korrigjim ose fshirje. Te Llogaria mund t'i shkarkoni dhe t'i fshini vetë, menjëherë. Për çdo pyetje: [email protected].

Politika e plotë e privatësisë